12 shtetas të huaj të fshehur në një kamion tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Me datë 04.02.2021, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur Kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani. Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj, për procedura të mëtejme.

Të ngjashme