12 të infektuar me Coronavirus në Infektivë, dy në gjendje të rëndë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Klinika Infektive, njofton se në klinikë janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme