Të paktën 12 persona janë vrarë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ndërkaq 80 të tjerë janë lënduar.
Kjo ndodhi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave të Ishullit të Oqeanit Indian, në stadiumin Mahamasina, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, i cili ishte në stadium, tha se ishte një “ngjarje tragjike”, duke bërë thirrje për një minutë heshtje.