Të paktën 12 persona raportohet se janë vrarë si dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi më armë zjarri në një ndërtesë qeveritare në Virxhinia.
Thuhet se autori i krimit qëlloi drejt njerëzve pa dallim në ndërtesën publike.
I armatosuri është identifikuar si inxhinieri DeWayne Craddock 40 vjeç, prej kohësh ai punonte në departamentin e shërbimeve publike dhe vitet e fundit ishte bërë pika e kontaktit për informacion mbi projektet rrugore, por kishte shfaqur pakënaqësi për vendin e punës.
Zyrtarët thanë se një oficer policie u plagos kur një plumb goditi jelekun e tij.
Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virxhinia Beach. Në zonë ndodhen një numër ndërtesash qeveritare
“Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë dhe pjesa tjetër u gjetën në tre katet e ndërtesës qeveritare”, tha shefi i policisë James Cervera.
Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda.
Sulmuesi u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.