12 vendet që duhet t’i vizitoni – Shqipëria e para

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 10:40 | Nga

Ashtu si syzet e diellit “polka dots”, të viteve ’90 apo pantallonat e shkurtra prej kadifeje edhe destinacionet e udhëtimit mund të jenë “on trend” po ashtu.

Në raportin më të fundit të konkurrueshmërisë së turizmit në Forumin Ekonomik Botëror, sipas prestigjiozes britanike, u analizuan 136 vende për aftësinë e tyre për të qenë një destinacion i mirë turistik.

Raporti zbulon se cilat vende kishin bërë kërcimin më të madh për t’u mbajtur në radarin tuaj të udhëtimit.

Sipas EveningStandard, Shqipëria u rrit tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

EveningStandard sugjeron lexuesit të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe të shetiten nëpër Gjirokastër, “qytetin e gurit”.

Më poshtë lista e vendeve sipas renditjes së EveningStandard:

Shqipëria

Japonia

Gabon

India

Peru

Koreja e Jugut

Tagjigistan

Butan

Algjeri

Meksika

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme