12 vite nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt: Fitore për Kosovën dhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 12-vjetorin e shpalljes së pafajësisë së tij nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ku gjykohej së bashku me Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Haradinaj ka thënë se në këtë rrugëtim janë ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave përmend edhe përballjen me drejtësinë ndërkombëtare.

“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, ka shkruar Haradinaj.  

Të ngjashme