12-vjeçari që u gjet i vdekur sot në Fushë-Kosovë raportohet se i përket komunitetit rom, ndërsa prokurori që po merret me rastin, ka thënë se viktima është gjetur me shenja dhune.
Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Fushë Kosovë.
Ai i përket komunitetit rom, derisa prokurori që po merret me këtë rast i tha Klan Kosovës se tek viktima janë gjetur shenja dhune.
Ndërsa familjarët thonë që ai doli nga shtëpia dy ditë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatese janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti.