Shtatëvjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Molos Gashi, nxënës i klasës së dytë nga Prishtina, ka zënë vendin e parë në një garë internacionale që është zhvilluar në Dubai.

Për këtë ka njoftuar shkolla ku Molosi vijon mësimet “Mehmet Gjevori”.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, ka njoftuar shkolla.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F1Gjevori%2Fposts%2Fpfbid02qf3YKUd2nsva8Sk6ztMH3kcuXzbtFRJYcibfQgWtwsWneM61YK5ddGtqXta4RZVTl&show_text=true&width=500

Bashkë me çmimin, Molosi ka ngritur edhe flamurin e Kosovës në fotografi.

Të ngjashme