121 fëmijë nën moshën 9 vjeçare rezultuan pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

| 01 Shk 2022 | 16:54 | Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan edhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv me virus edhe 121 fëmijë nga mosha zero deri 9 vjeçare.

234 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 274 të moshës 20-29 vjeçare.

26 të infektuar me virus gjatë kësaj kohe janë mbi 80 vjeç.

Të ngjashme