Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij viti të grumbullojë 1.8 miliard euro, 135 milionë euro apo 9.5% në shumë, sesa në vitin 2022.
Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu, raporton Ekonomia Online.
Ai mes tjerash, tha se importi nga Serbia është 127 milionë euro.
“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës. Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë. Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, tha ai.
Këtë rritje, Llugaliu ia atribuon përmirësimit të Procedurave Doganore, implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit, Luftës Kundër Kontrabandës.
“Sivjet kemi bërë prokurimin e një sofweri që zbaton çarkun doganor dhe kemi arritur që ta kemi aplikimin e Inteligjencës Artificiale i cili do të zbatohet tremujorin e ardhshëm”, u shpreh ai, teksa shtoi se vlera e konfiskimeve arrin në 19 milionë euro.
“Importi nga Serbia është 127 milionë dhe tri vendet e para që importojmë më shumë janë Turqia, Gjermania dhe Kina. Nga kjo e fundit tregon për mallrat me origjinë. Nga Turqia janë 909 milionë euro dhe Gjermania është afër kësaj shifre që përfaqëson Turqia”, theksoi Llugaliu.