13.5% e qytetarëve në Bujanoc votuan deri në orën 12:00, në Preshevë 10.5%

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon normalisht procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës.

Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithç është duke shkuar mirë.

13.5% është dalja e qytetarëve në votime në komunën e Bujanocit deri në ora 12:00, kurse në komunën e Preshevës deri këtë kohë kanë votuar 10.5 përqind e votuesve.

Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

Alban Mehmeti, kryetar i KKZ në Preshevë ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë incident që mund t’i jepte hije të keqe votimit.

Pasi kanë votuar, kandidatët për kryetar të komunave, kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Të ngjashme