13 gjyqtarë kosovarë pranojnë stemat e FIFA-s

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot, kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë.

Paraqitjet e mira të dy tresheve të deritashme të gjyqtarëve në arenën ndërkombëtare në krye me Genc Nuzën e Besfort Kasumin kanë bërë që krahas rikonfirmimit të tyre me stemën e FIFA-s, sivjet me stemën e FIFA-s të pajiset edhe një treshe tjerët e gjyqtarëve në krye me Visar Kastratin.

Sivjet me stemën e FIFA-s janë pajisur tre gjyqtarë kryesorë, gjashtë asistentë, tre gjyqtarë të futsallit dhe një asistente në futbollin e femrave.
Ademi ka përgëzuar gjyqtarët për pajisjen me stemën e FIFA-s, duke vlerësuar si tejet të rëndësishëm rolin e tyre në zhvillimin e garave vendore, por edhe në imazhin që ata po i japin futbollin tonë në ndeshjet ndërkombëtare.

Me këtë rast, ai ka kërkuar vendosmëri dhe profesionalizëm edhe më të madh në këtë vit, në mënyrë që t’i ndihmojnë edhe gjeneratat e ardhshme për t’u pajisur me stemën e FIFA-s dhe për të pasur mundësi shijimin e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

Edhe sekretari i përgjithshëm, Salihu ka kërkuar nga gjyqtarët përfitues të stemave të FIFA-s vigjilencë dhe punë sa më profesionale në vazhdim, duke mos rënë asnjëherë pre e presioneve të mundshme apo dukurive të ndryshme negative.

Gjyqtarë kryesorë:
Genc Nuza
Besfort Kasumi
Visar Kastrati
Asistentë
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Imran Kabashi
Besnik Morina

Gjyqtarë të futsallit:
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Ekrem Franca

Asistente (futbolli i femrave):
Lumturije Muhadri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme