13 persona u arrestuan në Pejë, me urdhër të gjykatave

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, në janar të këtij viti ka realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar, duke arrestuar 13 persona tё dyshuar.

Sipas policisë, personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, shtatё nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa gjashtё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, njofton tutje policia.

Të ngjashme