13 të vrarë në Rusi nga sulmet ukrainase, Zelensky: Rajonet e thella tani të arritshme për ne

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka raportuar të paktën 13 persona të vrarë nga sulmet ukrainase ndaj objektivave në rajonin qendror të Tatarstanit.

Ky raportohet se ka qenë një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë.

Ushtria ukrainase ka konfrimuar sulmin, duke thënë se rafineria e naftës Taneco në Nizhnekamsk ishte një nga objektivat e goditur.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të fundit që ushtria e shtetit të tij ka kryer brenda territorit të Rusisë.

Ai e ka vlerësuar këtë veprim si një arritje të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës.

“Një tjetër objekt i rafinerisë ruse të naftës është goditur, dhe distanca është e konsiderueshme – më shumë se 2.5 mijë kilometra. Dhe kjo është në Tobolsk në Siberi. Tani ky rajon është gjithashtu i arritshëm për sulmet tona të thella. Një arritje shumë e rëndësishme e ushtarëve tanë ukrainas.”, ka thënë Zelensky në një adresim në rrjete sociale.

Zelensky ka thënë se ka të dhëna nga sondazhet e brendshme në Rusi, ku sipas tij, numri i njerëzve që dëshirojnë që lufta të mbarojë tashmë po rritet.

“Dhe duhet të jetë edhe më e prekshme. Në mënyrë që Putini dhe administrata e tij…dhe të gjithë të tjerët në shtetin agresor të kuptojnë në mënyrë të barabartë se nuk ka alternativë tjetër përveç paqes.”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo është hera e parë në historinë e Rusisë që ata nuk kanë më një mbështetje të sigurt strategjike.

“Dhe kjo është hera e parë që ata nuk mund të luftojnë pa suplemente nga Koreja e Veriut.”, ka deklaruar Zelensky.

Të ngjashme