Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar të akuzuarin M.A me 13 vite e gjysmë vite burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
M.A më 18 gusht të vitit 2016 në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, kishte shtënë dy herë me revole të tipit “Vzor 50” të kalibrit 7.65 mm duke e privuar nga jeta tanimë të nderin S.R.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që kishin mes vete i akuzuari dhe i ndjeri.
Atë ditë të dy ishin takuar dhe kishin filluar të bisedojnë, më pas ngjarja ishte tensionuar ku M.A e kishte nxjerrë revolën duke shtënë drejt viktimës i cili poashtu posendonte revole, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.
Me këtë i akuzuari ka kryer dy vepra penale “vrasje” dhe “mbajtje dhe posedim i paautorizuar i armës”.Me këtë i akuzuari ka kryer dy vepra penale “vrasje” dhe “mbajtje dhe posedim i paautorizuar i armës”.
Trupi gjykues pë veprën e parë e ka dënuar M.A me dymbëdhjetë vite e gjashtë muaj burgim, kurse për veprën e dytë një vit burgim.
Të akuzuarit i është shqiptuar dënimi unik prej 13 vjetësh burgim.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.