Një ish-oficer i Rojës Bregdetare të SHBA-së është burgosur për 13 vjet për grumbullimin e armëve, të cilat më pas do t’i përdorte për të kryer një sulm të ideuar nga supremacistët e bardhë.
Zyrtarët thanë që Christopher Hasson, 50 vjeç, po planifikonte të vinte në shënjestër politikanët liberalë dhe transmetuesit e lajmeve, transmeton KTV.
Prokurorët thanë se rasti ishte terrorizëm i brendshëm, por ligji nuk e klasifikon këtë si një vepër të veçantë pa u kryer sulmi. Kur u arrestua shkurtin e kaluar, oficerët gjetën 15 armë zjarri , të cilat, si përdorues droge, Hassonit iu ndaluan t’i zotëronte.