Një 55-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte pasi dyshohet se është autori i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa në fshatin Arst të Shqipërisë.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë S. N., 55 vjeç, ndërkohë është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit M. K., 60 vjeç, për shpërdorim detyre.
Gjatë operacionit në fshatin Arst, forcat e rendit zbuluan 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Arsti”, shkruan Euronews.al.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Arst, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi S. N., 55 vjeç, banues në fshatin Arst, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.