132 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Përmes një postimi nga faqja zyrtare e Spitalit kanë njoftuar se 112 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 – pozitiv, ndërsa 11 pacientë të konfirmuar negativ dhe 9 ende pa konfirmim.
Në raportin 24 orësh të Spitalit thuhet se 80 pacientë me oksigjeno terapi, një me CPAP maskë dhe katër pacientë me respirator.
Njoftimi i plotë:Reklamë
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 28 Gusht 2021, ora 8.00 është:
132 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
112 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
11 pacientë të konfirmuar Negativ
9 pacientë të pakonfirmuar,
80 pacientë me oksigjeno terapi,
1 pacient në CPAP maskë,
4 pacientë në respirator,