Ndjenja e bërjes prind për herë të parë, padyshim se është ndjenjë e veçantë dhe sfidë e re zbavitëse
Një nga ndjenjat më të mira të shtatzënisë është zbulimi i gjinisë së foshnjës, e këtë gjë mund ta zbuloni edhe ju vetë në shtëpi.
Më poshtë gjeni disa metoda interesante për zbulimin e gjinisë së bebes:
Barku i fryrë lart ose barku i fryrë poshtë
Gjininë e bebes mund ta kuptoni vetëm duke e shikuar barkun tuaj. Sipas disa ekspertëve, nëse barku ka filluar t’ju formësohet në pjesën e epërme, atëherë ju mbani një vajzë; nëse barku ka filluar t’ju formësohet në pjesën e poshtme, atëherë mbani djalë.
Megjithatë, disa ekspertë tjerë thonë se kjo nuk ka të bëjë me gjininë e bebes por me strukturën e trupit që e keni dhe pozicionin e fëmijës.
Pesha e shtuar
Pesha është një tjetër teori e parashikimit gjinor që mund të kryhet thjesht duke shikuar një grua shtatzënë, kjo mbështetet në idenë se kur je shtatzënë me një vajzë, mbani peshën shtesë të foshnjës në kofshë,ndërsa nëse jeni shtatzënë me një djalë, e gjithë pesha shtesë e fëmijës tuaj do të jetë në pjesën e përparme të barkut tuaj.
Si jeni me të vjellat në mëngjes?
Të vjellat në mëngjes mund të jetë një parashikues i gjinisë së foshnjës. Shumë gra pretendojnë se i mundojnë shumë të vjellat kur janë shtatzënë me një vajzë sesa me një djalë. Dhe, hulumtimi synon të mbështesë këtë pretendim gjithashtu. Disa studime kanë gjetur se gratë që kishin hyperemesis gravidarum (ose sëmundje ekstreme në mëngjes) kishin më shumë gjasa të mbeteshin shtatzënë me vajzat.
Sodë buke
Urinoni në një filxhan, merrni pak sode buke dhe hidheni . Nëse vërshëllen atëherë është një djalë, në qoftë se ajo nuk bën asnjë zhurmë, atëherë është një vajzë.
Mateni pulsin e zemrës së bebes
Sa shpejt rrahë zemra e fëmijës suaj? Thonë se foshnjat që kanë një ritëm më të ngadaltë të zemrës, nën 140 rrahje në minutë, janë djem, ndërsa foshnjat që kanë një normë të zemrës që është më e shpejtë se 140 rrahje në minutë janë vajza.
Si është lëkura, flokët dhe thonjtë tuaj?
A është pamja juaj më e mirë se kurrë me parë? Apo lëkura juaj dhe flokët tuaj duken të pajetë? Nëse keni flokë dhe thonj, të shndritshëm, të shëndetshëm, në rritje të shpejtë mund të jeni shtatzënë me një djalë. Nëse lëkura juaj duket e mrekullueshme, kjo po ashtu nënkupton që fëmija juaj është djalë. Sidoqoftë, nëse flokët tuaj duken pa jetë dhe fytyra juaj duket si një adoleshente në pubertet , mund të jeni shtatzënë me një vajzë.