Fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, është shfaqur të enjten në billborde në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.
Këtë për 14-vjetorin e Pavarësisë e ka mundësuar një kompani shqiptaro-amerikane e cila vepron në SHBA dhe Kosovë.
“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.
E për këtë ka folur pronari i kompanisë, Dren Deva.
Deva tha se janë 14 billboarde që janë vendosur në autostradën I-95.
“Kjo është hera e dytë që i kemi vendosur ne. Hera e parë ka qenë në vitin 2019-të në New York në autostradën I-95 kanë diku gjashtë Bill Boarde. Tani prej 15 shkurtit deri më 22 shkurt janë gjithsejt 14 billborde që janë vendosur në autostradën I-95 nga Bostoni, New York, New Jersey, Connecticut dhe Florida, pasi që këtu ka më së shumti popullatë shqiptare”, ka deklaruar Deva në Klan Kosova.