14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Foto: Ekonomia Online
Prishtinë | 01 Maj 2026 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së katërmbëdhjetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Vërejtje:

*Në këtë 48 orësh fokus i Inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë andaj edhe realizimi i inspektimeve është bërë në 100% në këtë sektor.

*Në kolonën ku është cekur numëri total i ndalimeve të punimeve nënkupton me automatizëm edhe numrin total të kërkesave për kundërvajtje.

*Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.

*Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive.

*Eleminim të parregullësive nënkupton procesin kur subjekti inspektuar ka ndërmarrë veprime në përmirësim të gjendjes së Sshp-së.

*Raste të proceduara në polici, nënkupton rastet kur punëkryerësit/investitiorët kan vazhduar punimet ne kantier në kundërshtim me vendimin e Inspektoreve për ndalim dhe dëmtim te shiritit ndalues.

*Rastet e paraqitura në Polici nuk barazohen në tabel numerikisht sepse janë raste ndaj punëdhënësve/investitorëve që kanë në fuqi vendim për ndalim të punimeve

Të ngjashme