14 persona të dyshuar intervistohen në Gjilan për falsifikim të rezultateve të votimit

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

14 persona janë intervistuar deri më tani në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë.

“Hetimet po vazhdojnë, deri më tani janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë, këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit”, ka deklaruar Hashani

Të ngjashme