14 persona janë intervistuar deri më tani në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do […]
14 persona të dyshuar intervistohen në Gjilan për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona janë intervistuar deri më tani në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë.
“Hetimet po vazhdojnë, deri më tani janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë, këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit”, ka deklaruar Hashani

















