Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë.
“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”.
Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 37 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë.
Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.