Një 14-vjeçar është vetaksidentuar sot në fshatin Llukar të Prishtinës.
Rastin për e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i vetaksidentuari nuk ka pësuar lëndime, përveç që ka pasur dëme materiale.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Llukar ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë në levizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merren njësiti i trafukut. Ndaj ngasësit ( i mitur) nga ana e policisë do të merren masat konform autorizimeve ligjore” deklaroi Ahmeti, Gazeta Sinjali.