Janë bërë katër ditë që nga zhdukja e 14 vjeçares me prejardhje nga Kosova.
Sania raportohet se kishte dal nga shtëpia e saj në Marburg-Biedenkopf në Gjermani, rreth orës 10 të së shtunës dhe askush deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendnodhjen e saj.
Policia e Marburgut bën thirrje që secili qytetar që ka ndonjë informacion t’i drejtohet atyre.
Ata njoftojnë se telefoni i saj mobil ishte gjetur rreth orës 16:00 afër stacionit hekurudhor në Giesen, shkruan Tag 24 përcjellë Klan Kosova.
Autoritetet kishin përdorur listën e kontakteve për të siguruar ndonjë informatë por përpjekjet ishin të pasuksesshme.
14 vjeçarja e lindur në Kosovë ka këtë përshkrim:
-Përafërisht e gjatë 1.60 cm;
– 60 kilogramë;
-Ka flokë të gjata dhe të mbyllur;
-Ajo kishte mbathur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.
Policia e Marburgut i lut të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të telefonojnë në numrin:
Tel: 06421/4060