140 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 31 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 140 aktakuza kundër 155personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar një kamion të tipit “Mercedes” dhe çelësat e tij, një automjet të tipit “Golf 2” dhe çelësin e automjetit, një gjenerator “ISO 9001 certification”, një motor-sharrë “Ital Lite” dhe një palë zinxhir të motor-sharrës, si dhe janë sekuestruar, 4 traktor,
4motor sharra dhe 1 çekan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 6 persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë 2 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për 2 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 50 aktakuza kundër 51 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë 1 person, si dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 të pandehur. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 14 aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 1 të pandehuri për veprën penale “Vjedhje”. Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur 16 aktakuza, ndaj gjithsej 16 personave. Njëkohësisht gjatë kësaj date, kjo prokurori ka bërë 3 kërkesa për sekuestrimin e një kamionit të tipit “Mercedes” dhe çelësat e tij, një automjet të tipit “Golf 2” dhe çelësin e automjetit, një gjenerator “ISO 9001 certification”, një motor-sharrë “Ital Lite” dhe një palë zinxhir të motor-sharrës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 persona të dyshuar dhe ka ngritur 22 aktakuza, kundër 26 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale. Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 18
aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 personi, ka bërë 3 kërkesa për sekuestrim, si dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme