Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 145 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas këtij institucioni, gjatë 24 orëve të fundit 6 persona të prekur nga ky virus kanë humbur jetën.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”.