“Swedish Nomad” një media suedeze ka renditur 15 fakte interesante për Shqipërinë.
“A po kërkoni fakte për Shqipërinë? Ja një listë me 15 fakte interesante për Shqipërinë që ndoshta nuk e dinit”, nis artikulli i medias suedeze.
A e dini se ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se brenda? Komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare janë gjetur veçanërisht në Itali, Argjentinë, Greqi, Kroaci, Turqi, Skandinavi, Gjermani, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara.
Dhe sigurisht Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Nëse jeni duke kërkuar për një McDonald’s në Shqipëri, ju do të duhet të kërkoni për një kohë të gjatë, sepse nuk ka një restorant të vetëm McDonald’s në vend. Megjithatë, ka një zinxhir të ngjashëm me ushqim të shpejtë të quajtur Kolonat.
Nuk ka gjuhë tjetër të ngjashme me gjuhën shqipe. Por është ende e njohur si një gjuhë indo-evropiane, edhe pse ka një degë të pavarur në pemën e gjuhës. Ka shumë dialekte, por dy kryesore janë Tosk dhe Geg.
Shqiptarët kanë traditë të shëtitin në mbrëmje në rrugët kryesore, kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar.
Në fund të epokës komuniste, në vend kishte rreth 3 milion njerëz, por kishte vetëm 3000 vetura. Kjo ndodhi për shkak se makinat private ishin të paligjshme gjatë sundimit komunist.
Kjo të konfuzon disi, kur shqiptarët thonë jo tundjen e kokës e kanë PO, kur thonë po me kokë e kanë JO. Mbajeni mend këtë sepse zakonisht ata i përgjigjen pyetjeve me kokë.
Këto janë numra zyrtarë, por në realitet, ka shumë më pak që praktikojnë në mënyrë aktive fenë. Kjo është edhe për faktin se feja u ndalua gjatë epokës komuniste. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ishte ateiste nën sundimin e Enver Hoxhës.
Sidomos ekspres. Ju do të shihni njerëz të ulur në bare dhe kafene gjithandej. Shumë prej tyre fillojnë ditën e tyre duke pirë një filxhan të bukur të kafesë turke.
Pasi të keni marrë shuplakën, berberi do të thotë “me shëndet”.
Kjo është e barabartë me 30% të të gjithë florës së Evropës. Ka dhe shumë bimë dhe lule.
11-Besojnë në fat
Shumë shqiptarë besojnë në fat të mirë ose të keq.
Ja disa shembuj:
Fat i keq: Për të prerë thonjtë gjatë natës, nëse syri yt dridhet diçka e keqe do të ndodhë, të hedhësh bukën, të hysh në një shtëpi të re me këmbën e majtë, e martë është e pafat.
Fat i mirë: nëse një zog urinon në ju, ose në qoftë se një fëmijë urinon mbi ju.
Ju mund të thoni se është vendi i maleve pasi që 70% e sipërfaqes së përgjithshme mbulohen prej tyre. Mali më i lartë është mali Korab në 2764 metra.
Në vitet e fundit, turizmi është rritur shumë në Shqipëri dhe gjithnjë e më shumë njerëz zbulojnë këtë vend të bukur. “National Geographic”, e renditi atë si një një nga vendet më të mira të 2018.
Megjithatë, shumë nga këto janë shkatërruar, por ka ende disa që kanë mbetur për të provuar ekzistencën e tyre të mëparshme. Disa prej tyre janë bërë edhe kafene.
Ajo konsiderohet si simboli i vendit dhe është e vetmja shqiptare që ka marrë çmimin Nobel./ Përktheu Isa Myzyraj-Dritare.net