15 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Gjilanit me dyshimin se ishin helmuar me ushqim në një nga restorantet në afërsi qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pacientët e shtrirë në Repartin e Infektivës i kanë deklaruar KD-së se ushqimi, të cilin e kishin konsumuar ishte burimi kryesor i helmimit të tyre.
Arta Sylejmani nga Komuna e Gjilanit shprehet e bindur se ajo dhe familja e saj ishin helmuar si pasojë e ushqimit, të cilin e kishin ngrënë në restorantin, që do të duhej t’ishte i sigurt për shërbime të mira.
Ajo thotë se edhe pacientët e tjerë, të cilët janë të shtrirë në spital kishin ngrënë në po të njëjtin restorant.