15 persona qëllohen me armë në Toronto, raportohet për dy të vrarë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 08:24 | Nga

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Toronto të Kanadasë.

Sipas BBC në mesin e viktimave përfshihet dorasi i një të dyshuari për sulmin si dhe një grua, njofton Klan Kosova.

Të shtënat ndodhën në zonën e rrugëve Danforth si dhe Logan pas një incidenti në mesnatën e së dieles.

Raportohet se në mesin e të plagosurve gjendet një vajzë e cila është në gjendje kritike shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Detaje të tjera publikohen së shpejti, lajmi pritet të përditësohet!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme