Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga një prej stuhive më të fuqishme të dekadave të fundit në jug të Filipineve, ndërsa disa pjesë të Azisë Lindore po përgatiten për mbërritjen e tajfunit Bavi.
Tajfuni Bavi, i cili shtrihet në rreth 1,000 kilometra gjerësi, afërsisht sa gjerësia e Francës, po lëviz mbi Oqeanin Paqësor në drejtim të Tajvanit.
Sipas parashikimeve, stuhia do të sjellë reshje të dendura shiu në veri dhe lindje të Tajvanit, si dhe në një varg ishujsh të largët japonezë, përpara se të godasë bregdetin juglindor të Kinës të shtunën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Sipas Administratës Qendrore të Motit në Tajvan, Bavi pritet të jetë stuhia më e madhe për nga përmasat që godet ishullin që nga viti 1987.
