15 veta e vrasin një amerikan në një lokal serb në Greqi (Video)

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 17:58 | Nga

Amerikani Bakari Henderson është vrarë nga një grup prej 15 vetash pas një grindjeje rreth një selfie në një lokal në ishullin grek, njofton policia.

Përleshja filloi pasi Henderson, i cili ndodhej në Greqi për pushime me miq, kërkoi të bënte selfie me një kameriere, dhe shpjet i kaloi një rrahje me grushte ku u përfshinë edhe konsumatorët tjerë dhe dy punëtorë të lokalit, ka thënë zëdhënësi i policisë greke, Theodore Chronopoulos, për Washington Post.

Henderson, 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte diplomuar në Universitetin e Arizonës, u rrah për vdekje brenda 30 sekondave, ka thënë zëdhënësi i policisë greke.

“Ata e shqelmuan dhe grushtuan në trup dhe kokë. Ai vdiq nga goditjet që kishte marrë në kokë,” ka shtuar ai.

Nëntë persona janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje me paramendim. Përleshja ndodhi në një lokal nate përkushtuar serbëve. Chronopoulos ka thënë se njëri nga të dyshuari, një 33-vjeçar serb, ishte grindur me kamerieren rreth selfit.

Ai po ashtu e kishte goditur Hendersonin, i cili pastaj e kishte thyer një shishe të birrës në tavolinën e një personi tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=LC8Jv1ev0jU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme