Një djalë 15-vjeçar me banim në Linz provoj të iu ikte policisë me motoçikletën e tij. Falë një polici tjetër, kosovari u ndalua shpejt. Ai tha se nuk kishte patentë shoferi dhe se motoçikletën ia kishte vjedhur babait të tij.
Të hënën e kaluar, më 25 maj, në orën 17:15 pasdite, një patrullë policie, në Afritschweg, vëren se si një motoçiklist dëshiron të përdorte trotuarin për ngasje. Kur 15-vjeçari pa patrullën e Policisë, provoi të ikte dhe t’u shmangej atyre, shkruan krone.at, përcjell Albinfo Austria.
Më të vërejtur, zyrtarët policorë ndezën alarmin dhe ndoqën pas motoçiklistin. Pak metra me larg ai u ndalua.
Djaloshi kosovar u kishte thënë policisë austriake se ai nuk posedonte leje të qarkullimit për ngasje të motoçikletës dhe të njëjtën e kishte vjedhur nga babai i tij. Policia gjithashtu zbuloi se targa e bashkangjitur ishte shpallur për kërkim. Djali u mor në pyetje nga inspektorati i policisë në Ebelsberg.