Një 15-vjeçar është rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Lajmin ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
Ai tha se rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.