Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në kryeqytetin e Shqipërisë. Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni, ndërsa mjeku ka tentuar të vetëvritet.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 10:00, në një spital privat, në Tiranë.
Mësohet se mjeku ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin mjekësor.
“Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit, ka gjetur vdekur shtetasja B. P., 15 vjeç. Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anastezie. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nen kujdes mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B. P”.