Një Gjykatë në Serbi e dënoi me 15 vjet burgim, Darko Shariqin, si kreun e një bande kriminale dhe trafikimi të kokainës.
Gjykata vendosi se ai është fajtor, për udhëheqjen e një organizate kriminale që kontrabandoi 5.7 tonë kokainë, nga Amerika e Jugut në Evropë, gjatë viteve 2008 dhe 2009.
Anëtarët tjerë të bandës u dënuan prej disa muaj deri në 15 vjet burgim. Në vitin 2015, 49 vjeçari Shariq, u dënua me 20 vjet burgim, por vendimi u kthye në rigjykim.
Shariqi ka deklaruar se është i pafajshëm.
Ai ka qenë në arrati që nga viti 2010, mirëpo iu dorëzua policisë serbe në mars të vitit 2014.