Deputetja e LDK Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje po intepreton ndryshe nga krejt Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“VV-ja e ka në plan ta vazhdojë këtë ngërç politik duke bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë, ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive. Aty janë tri pika në ndërkohe që kur flitet për votimin e fshehtë nuk ka referenca për ndryshimin e rëndit të ditës.
Më shumë se 35 herë kemi një mocion procedura që nuk është pjesë e rend it të ditës ka një insistim që të vazhdohet. Na vjen keq që jemi betonuar rreth një procedure. LDK do të marr pjesë nesër në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e VV-së. Nuk mund të presim diçka. Ky tanimë është më shumë shou mediatik”, tha Bajrami.
