Monaco ka zgjedhur qytezën piktoreske zvicerane për përgatitje para fillimit të sezonës së re të ligës elitare franceze.
Kjo ju ka dhënë mundësi shumë tifozëve për t’i parë yjet e kampionit francez në veçanti shumë të përfolurin Kylian Mbappen.
E një prej fansave që kishte të veshur fanellën e Real Madridit, i kishte kërkuar francezit t’ia nënshkruaj fanellën, të cilën gjë refuzoi ta bëjë sulmuesi.
Tash e sa kohë mediat raportojnë për një transferim të 18-vjeçarit te kampioni spanjoll dhe i Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se dje (e premte) për gazeten spanjolle “AS”, futbollisti tha se “Nuk e di nëse do të luaj në Monaco” duke përforcuar thashethemet se do të largohet prej skuadrës franceze.