Ashtu siç pritej, Roma ka blerë përfundimisht Federico Fazion.
Mbrojtësi arriti në kryeqytetin italian verën e kaluar në formë të huazimit për 1.2 milionë euro, ndërsa tani përfundimisht është blerë për 3.2 milionë tjera.
“Kemi arritur një marrëveshje me Romën për transferimin përfundimtar të Federico Fazios. I dëshirojmë Federicos gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Spurs.
Fazio pas kalimit te klubi anglez kishte një ulje të formë dhe kështu u rikthye te Sevilla në formë të huazimit në janarin e 2016-tës.
Por, pas kalimit te Roma fal paraqitjeve të mira ai u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Argjentinës.