Për vite të tëra, filmat bazuar në histori reale kanë qenë dominues në kinema. Nga ‘Ujku i Wall Street’, ‘American Gangster’ te ‘Goodfellas’.
1 – Ujku i Wall Street
Ky është një nga filmat e krimit nga jakat e bardha, por që ka më pak skena të dhunshme se çdo film tjetër. I bazuar në jetën reale të Jordan Belfort, filmi me protagonist Leonardo Di Caprio-n tregon ngritjen meteorike të pasurisë së shefit ekzekutiv që bëri miliona në mënyrë të paligjshme.
2 – Monster
Ky film tregon jetën e Aileen Wuornos (e luajtur nga Charlize Theron) një prostitutë që vret një seri klientësh duke pretenduar se ata donin ta përdhunonin. Ajo rrëfehet kur merr vesh se e dashura e saj Tyria Moore ka marrë pjesë në krime. Wuornos u ekzekutua në vitin 2002.
3 – American Gangster
Denzel Uashington e luan mjaft mirë mjeshtrin krimnal Frank Lucas, në drejtimin e një bande krimi masive në Harlem në biznesin e drogës. Në jetën reale, Lucas në të vërtetë arriti të bëjë përfitime të mëdha nga importimi i heroinës nga Azia Juglindore
4 – Goodfellas
Filmi klasik i Skorcezes tregon disa momente nga jeta e Henry Hill, por jeta e gangsterit nga Nju Jorku i luajtur nga Ray Liota ishte me të vërtetë pjesë e familjes kriminale Lucchese. Si në film, ai ishte pjesë i grabitjes së Air France dhe vrasjen e Billy Batts. Vdiq në vitin 2012.
5 – Black Dahlia
Filmi merr si pikënisje vrasje ende të pazgjidhur të vitit 1947 të Elizabeth Short, trupi nudo i së cilës u gjet i prerë në dysh në një parking në Los Anxheles. Nga aty nisen plot komplote vrasjesh grash që i shtyjnë oficerët e policisë të hetojnë.
6 – The bling ring
Një grup adoleshentësh fillojnë të plaçkisin njerëzit e famshëm, duke hyrë në shtëpitë e tyre e duke i marrë bizhuteritë, veshjet si dhe para cash. Emrat e kriminelëve u ndërrua nga filmi i Sofia Coppola-s, por një nga të famshmet që u vodh, Paris Hilton, la që të xhirohej në shtëpinë e saj.
7 – Zodiac
Çështja e vrasësit Zodiac mbetet e pazgjidhur, por filmi i David Fincher fokusohet më shumë tek investigatorët se sa tek krimi. Detektivët e policisë dhe gazëtarët përpiqen të gjejnë të dhëna nga shifrat që i jep vrasësi pas vrasjeve të shumta në Kaliforninë veriore në mesin e viteve ’60.
8 – The FoxCatcher
Filmi i Steve Carell, Channing Tatum dhe Mark Ruffalo-s dramatizon marrëdhënien mes John du Pond dhe dy mundësve që u trajtuan me objektet e tij. Ai qëllon për vdekje një nga vëllezërit. Në jetën reale, du Pont u dënua për vrasje, por ndryshojnë detajet e marrëdhënies së tij me vëllezërit Schultz.
9 – American Hustle
Emrat dhe disa detaje janë të ndryshme, por si histori filmi i David O. Russell është ngjarje reale e operacionit Abscam. Është e vërtetë që FBI-ja përdori një mashtrues për të kapur politikanët që merrnin ryshfete.
10 – Bully
Një grup të rinjsh komplotuan hakmarrjen ndaj një miku dhe një personi që i kishte përdhunuar të dy ata. Ata e çuan objektivin e tyre Bobby-n në një moçal ku disa anëtarë të grupit të tyre morën pjesë në vrasjen e tij të dhunshme. Në jetën reale, 7 vrasësit e Bobby-t u ndoqën penalisht dhe morën dënime të ndryshme
11 – Bernie
Jack Black luan rolin e Bernie Tiede, një drejtor funeralesh tepër sharmant në Teksas, që miqësohet me një grua të ve të vjetër milionere, Marjorie Nugent. Ai e qëllon atë dhe e fsheh trupin e saj në një dhomë frigoriferike. Në jetë reale Bernie u dënua me 17 vite burg.
12 – Alpha Dog
Emrat u ndryshuan për filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek të njëjtën rrjedhë: Johnny Truelove është një shpërndarës droge në Los Anxheles që ushtron ndikim të madh tek debitorët e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan paratë që i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrëmbejnë vëllain e Jake, Zack. Por çuditërisht, Zack-ut i pëlqen koha në robëri dhe nuk bën asnjë përpjekje për të shpëtuar.
13 – Blue Caprice
Filmi tregon marrëdhënien midis adoleshentit Lee Boyd Malco dhe babait të tij John Allen Muhammad, që terrorizoi Uashingtonin me të shtëna ku vrau 10 persona dhe plagosi shumë të tjerë në sulmet me snajper në vitin 2002. Malvo është duke vuajtur disa dënime të njëpasnjëshme të përjetshme ndërsa Muhammad u ekzekutua në vitin 2009.
14 – Bronson
Kjo biopsi tregon historinë e Charles Bronson, një krimineli britanik që merr pjesë në luftime brutale në burg dha jashtë tij me rojet dhe të burgosurit e tjerë. Ai u zhvendos në dhjetëra burgje për sjellje të keqe dhe e shpenzoi pjesën më të madhe në izolim. Konsiderohet krimineli më i rrezikshëm i Britanisë
15 – Catch me if you can
Leonardo DiCaprio luan në rolin e Frank Abgnale, një të ri që është në gjendje të bëjë miliona duke falsifikuar identitetin, duke u hequr si pilot, mjek e avokat. Një agjent i FBI-së e ndjek atë derisa e kap. Në film dhe jetën reale, Abagnale bëhet me kalimin e kohës këshilltar i FBI-së, duke ndihmuar në parandalimin e të njëjtit mashtrim që ai bëri
16 – In Cold Blood
Një film i inspiruar nga novela e Truman Capote tregon historinë e dy kriminelëve Richard Hickock dhe Perry Edward Smith, që vranë familjen Clutter në shtëpinë e tyre në një qytet të qetë në Kansas në vitin 1959. Të dy përfunduan me varje në vitin 1965, përcjell arbresh.info.