Prokuroria Themelore në Pejë një ditë më parë kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ndaj 20 të dyshuarve për fajde, shumica prej të cilëve u arrestuan në aksionin e 22 shkurtit.
Gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Pejë mori vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 16 të dyshuarve.
Paraburgimi u vazhdua ndaj: Valon Kastrati, Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Alush Bajraktraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik Mehmetaj.
Kurse, kërkesa për paraburgim ndaj Besnik Lajqit, Rexhep Elshanit, Gëzim Imerit dhe Enver Dreshajt u refuzua.
Besnik Lajqi aktualisht është në arrati andaj edhe nuk i është caktuar masa e paraburgimit, sipas Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./sinjal