Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane, Lorenzo Çela, u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë dhe vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.
I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.
16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.