Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill ka ngritur 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur 17 aktakuza ndaj 28 personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill ka ngritur 143 aktakuza ndaj 153 personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj thekson se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.