Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit mars 2019 ka ngritur gjithsejtë 167 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 137 aktakuza, ndërsa në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurori e gjatë muajit mars janë shqiptuar 12 masa edukative.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.