167 ndërmarrje përfitojnë nga MINT-i, për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 16:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

167 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) kanë përfituar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 4.4 milionë eurosh, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt u tha se synon në zhvillimin e bizneseve në mënyrë të rritet punësimi dhe të përmirësojë bilancin tregtar.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë skemë do të ndihmohen ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të ekonomisë tonë të gjithmbarshme vendore por edhe të rritjes së bizneseve individuale.

“Me përkrahjen financiare prej mbi 4.4 milionë euro po ofrojmë mbështetje direkte për blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Ato do të ndihmojnë që ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të ekonomisë tonë të gjithmbarshme vendore por edhe të rritjes së bizneseve individuale. Me vizionin tonë për qeverisje të mirë e demokratike, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie me siguri dhe barazi, krijimi i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes, mbetën prioritet i pandryshuar… Politikat tona zhvillimore po e rrisin ekonominë e vendit dhe po mbështesim si asnjëherë më parë edhe qytetarët, edhe ndërmarrësit e industrisë prodhuese”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kjo mbështetje synon që të ndihmoj bizneset të zhvillohen dhe rrisin konkurueshmërin duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.

“Kjo mbështetje synon që të ndihmoj bizneset tona të zhvillohen dhe rrisin konkurueshmërin duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe përmirësimit e bilancit tregtar të vendit tonë. Mbështetja e bizneseve ka qenë prioritet që nga dita e parë e mandati tonë qeverisës… Zhvillimi industrial është thelbësore për shoqërinë dhe vendi tonë, për një Kosovë të zhvilluar, për një Kosovë të qëndrueshme e mirë të integruara, me një shoqëri të shëndosh demokratike dhe shumë moderne… Për herë të parë në Kosovë kemi arritur vlerën e kësaj grant skeme në 4.4 milionë euro, për blerjen e makinerive për ndërmarrje mikro të vogla dhe të mese, ku ky grand ishte ne vlerën e vetëm e 500 mijë euro ne vitin 2021, në mandatin tonë dhe tani e kemi rritur për gjithsej për 3.9 milion euro më shumë… Ne jemi të vetëdijshëm që forcimi i ekonomisë bëhet përmes rritjes dhe zhvillimit të bizneseve me ju ndërmarrës të vyer, andaj mbështetja për ju dhe të tjerët ndërmarrës do të rritet edhe më shumë me skemat e ardhshme”, ka thënë ajo.

Të ngjashme