17 pacientë me Coronavirus, e që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ka njoftuar ky spital në raportin ditor për të premten.
Sipas njoftimit, 7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 pacientë janë me oksigjenoterapi e 17 në gjendje më të rëndë.
Pesë mjekë, 17 infermierë e tre punëtorë nga personeli jo-mjekësor janë të infektuar me COVID-19.