17-vjeçari Littler, kampioni i botës në pikado

Prishtinë | 04 Jan 2025 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

17-vjeçari Luke Littler është bërë kampion i botës në pikado të premten në mbrëmje, duke mposhtur në finale holandezin Michael van Gerëen, i cili është 18 vjet më i madh.

Littler fitoi 7:3 në sete dhe ishte dominues për ta marrë titullin e kampionit të botës për herë të parë në karrierë.

Turneu i Kampionatit Botëror PDC është më i rëndësishmi në sportin e pikados.

17-vjeçari gjithashtu shënoi rekord duke u bërë kampioni më i ri i botës në pikado. Ky rekord mbahej pikërisht nga kundërshtari i finales së djeshme, Van Gerëen, i cili fitoi titullin e më të mirit të botës kur ishte 24 vjeç. Holandezi ka tre tituj në total.

Littler edhe vitin e kaluar shkoi në finalen e Kampionatit Botëror të pikados, por si 16-vjeçar u mposht nga Luke Humphries.

Britaniku fitoi edhe çmimin prej 550 mijë eurove.

Të ngjashme