17-vjeçari nga Pozherani po e merr veten

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 20:46 | Nga

Qëndrim Alidema, 17-vjeçari i cili ndodhej në veturën e cila ra nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, ka filluar ta marrë veten.

“Pacienti ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është duke u trajtuar”, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, për Kallxo.com

Qëndrimi ka qenë në gjendje kome. Ai ishte i vetmi i cili i shpëtoi aksidentit të rëndë, që ndodhi të premten pas mesnatës, ku humbën jetën prindërit e tij, si dhe xhaxhai i tij me bashkëshorten.

Sipas hetimeve të para, vetura po ecte me shpejtësi të madhe dhe fluturoi rreth 50 metra, pasi shpërtheu rrethojat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme