17 vjeçari që u gjet i pajetë në shinat e trenit në Zvicër është nga rrethina e Pejës

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Irani ka mundësi që të rikthehet në marrëveshjen bërthamore dhe të rifillojë dialogun rreth aktiviteteve bërthamore, tha të hënën Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe.

“Ekziston qartë një mundësi tani që Irani të kthehet në përputhje me marrëveshjen bërthamore … dhe të rifillojë dialogun, si dhe të pushojë sjelljen e tij shkatërruese në rajon”.

“Irani kurrë nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë të marrë një armë bërthamore,” tha Johnson në një konferencë për shtyp në kuadër të samitit G7.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha më herët se do të takohej me presidentin e Iranit në rrethanat e duhura për t’i dhënë fund një konfrontimi për një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.

Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga pakti edhe pse fuqitë evropiane ende e mbështesin atë.

Të ngjashme